Aktorja Alesia Xhemalaj shuan kureshtjen, ja kush ka “mëkatuar” me ndjenjat e saj

Alessia Xhemalaj është padyshim nga ato aktoret e reja që rrugën drejt profesionalizmit e ka fituar gjithmonë me punë dhe vullnet për t’u dalluar nga masa e gjërë.

Një vajzë me këmbë në tokë që e ka pranuar realitetin dhe situatën e vështirë që mund të ndodhet kinematografia shqiptare, por kurrë nuk ka hequr dorë nga realizimi i ëndrrave të saj.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Në një intervistë për D-Night në Rtv Ora, Alessia na zbuloi shumë gjëra nga jeta e saj personale si në asnjë intervistë deri më tani

Dajana: Sa me fat e quan veten si në karrierë ashtu edhe në jetën personale?

Alessia: Më pëlqen që të jem optimiste, kështuqë them mjaftueshëm.

Dajana: Roli që ti ke bërë, por më pas nuk të ka pëlqyer?

Alessia: Deri tani nuk ka ndodhur dhe uroj që të mos ndodhë sepse unë jam shumë e kujdesshme dhe selektive domethënë nuk e pranoj nëse nuk më pëlqen, por uroj që të mos ndodhë në të ardhmen.

Dajana: Bashkëpunimi që nuk do të bëjë kurrë? Me aktor/e e kam fjalën?

Dajana:  E di cila është gjëja më e rëndësishme? Për mua nuk ka rëndësi që t’a dua atë njeri, por me rëndësi është që ne të respektohemi në punë pastaj dashuria është tjetër gjë kështuqë besoj se e mbaj shumë mirë distancën me këdo të jetë dhe të bëj vetëm punën, kështuqë do ia dilja edhe me ata që nuk më hahet edhe aq shumë muhabeti sa me të tjerët.

Dajana: Sa vlen për ty shprehja “Jeta jonë si në filma” ? Mos vallë po e përjeton një dashuri të tillë?

Alessia: Okay ka momente që të duket se jeta është si në filma, por pastaj kthjellohesh dhe nuk është ashtu si në filma.

Dajana: Për çfarë i ke bërë krenarë prindërit e tu?

Alessia: Nuk e di, por mbase që ia kam dalë të arrij qëllimet e mia dhe të bëhem ajo që doja besoj.

Dajana: Për çfarë frikësohesh më shumë në jetën tënde?

Alessia: Frikësohem gjithmonë nga humbja e njerëzve të dashur e mendoj sa më rrallë dhe nuk dua ta mendoj.

Dajana: Çfarë do dojë të mos mungontë asnjëherë në jetën tënde si personalisht ashtu edhe profesionalisht?

Aleesia: Puna dhe njerëzit e dashur me të cilët kaloj kohë të mrekullueshme, dmth nëse humbas këto të dyja atëherë vështirë.

Dajana: Cila është ajo gjë që ty të ka vajtur në mend ta provosh, por kurrë nuk do e bësh?

Alessia: Jam e tmerruar për lartësitë dmth më ka vajtur mendja që të hidhem me parashutë, por nuk do t’a bëj kurrë.

Dajana: Ka “mëkatuar” ndokush me ndjenjat e Alessias?

Alessia: Ëëëëë…po, po patjetër…Kam patur zhgënjime në jetë dhe uroj që të mos kem shkaktuar edhe unë zhgënjime, por ndonjëherë edhe ndodh.

Dajana: Sa të domosdoshme janë miqësitë midis kolegëve aktorë?

Alessia: Janë të domosdoshme, por jo gjithmonë. Nuk është më rëndësi që ti të duhesh me kolegët, por me rëndësi është që të respektohesh dhe të realizohet qëllimi final, pavarësisht se unë miqtë e mi më të ngushtë aktorë i kam.

D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00.

Për më shumë klikoni në linkun më poshtë: