Një puthje mbretërore! Meghan i dhuron një puthje princ Harry-t pasi ai fiton garën
Nga Ora News Përditësimi i fundit 24 Maj 2022, 11:02
Pasi ekipi i tij fitoi një ndeshje polo, princi Harry fitoi trofeun dhe një puthje nga bashëshortja e tij, Meghan Markle.
Një skenë që nuk e kemi parë shpesh në familjet mbretërore, duket se dukesha guxoi jo pak duke mbushur portalet e gazetat me fotot e puthjes.

Princ Harry sëbashku me shokët e tij të skuadrës fituan ndeshjen e së dielës, me rezultatin 14 me 10, duke marrë në shtëpi trofeun "Lisle Nixon".

Ishte Meghan ajo që i dhuroi trofeun skuadrës. Ajo përqafon secilin anëtar të skudrës duke i përgëzuar për fitoren, por Harry mori një shije dhe më të ëmbël nga bashkëshortja e tij.

Asaj iu desh që ti fshinte më pas buzëkuqin i cili la shenjë në buzët e princit.