Teatër apo film? Alesia Xhemalaj: Ja pse në Shqipëri nuk është luksi i të bërit shumë filma
Alessia Xhemalaj është një nga ato aktore që premton shumë për publikun shqiptar me talentin dhe punën e palodhur ndër vite. E ftuar në D-Night një program nga Dajana Shabani në Rtv Ora ajo na tregoi më shumë për veten e saj dhe projektet e shumta që numëron deri tani.
Por, ku ndihet më mirë Alessia në teatër apo në film?
Dajana: Ku e ndjen veten më mirë Alessia, në film apo në teatër?
Alessia: Unë mendoj në teatër sepse teatër kam luajtur më shumë dhe këtu nuk është ai luksi shumë i madh që ti të bësh shumë shumë filma sepse nuk prodhohen aq shumë filma sa prodhohen shfaqje teatri, kështuqë do thoja më e sigurt në teatër.
Ka një tjetër emocion dhe është një magji e gjallë që ndodh aty për aty!
Dajana: Alessia cilin projekt ke më shumë përzemër?
Alessia: Më duhet t’a pranoj që kam “Boing Boing” dhe tashmë “Dashuri dhe Turbulenca” pa diskutim, dmth është një ëndërr që e realizuam në film dhe gjithashtu ishte një nga projektet më të dashura në teatër sepse arriti një numër shfaqjesh rreth 200 dhe ishte një gjë që bëri goxha bujë në 30 vitet e fundit.
D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00.
Për më shumë klikoni në linkun më poshtë: