Alessia Xhemalaj drejt altarit? Ja kush e “pengon” atë që të mos e bëjë një gjë të tillë
Alessia Xhemalaj një vajzë shumë e talentuar dhe e thjeshtë mbi të gjitha na tregoi edhe planet për në altar.
E ftuar në D-Night nga Dajana Shabani në Rtv Ora ajo tha se ende nuk e di se kur do të ndodhë kjo gjë dhe duke u “ndikuar” nga fjalët e të tjerëve, aktorja po që e ka një përgjigje.
Dajana: Alessia ka plane për një dasmë? Plane për në altar?
Alessia: Dëgjo mos ma bëj këtë pyetje se ka tre ditë që martohem se edhe shfaqja është “Martesa” dhe unë martohem. Këtë i thashë edhe regjisores, Driadës se ngela duke u martuar çdo natë
Dajana: Halli është se kur do martohesh prej vërteti…
Alessia: Nuk e di dhe kjo është një përgjigje shumë e sinqertë nuk e di… Në fakt në fakt unë e kam gjetur justifikimin se përse nuk martohem dhe iu them të gjithëve nuk më lë vëllai dhe vëllai im është 12 vjeç i cili nuk do që unë të martohem sepse më do shumë dhe kur më pyesin unë them se nuk më lë ai.
D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00
Për më shumë klikoni në linkun më poshtë: