Këngëtari jashtë fushës së muzikës? Meda: Nuk është akoma momenti që të ngre flamurin e bardhë e të dorëzohem

Meda këngëtari i preferuar i të gjithë shqiptarëve dhe jo vetëm. Prej vitesh në skenë ku me këngët e tij jo vetëm që i ka bërë të gjithë për vete, por kanë mbetur edhe hite edhe në ditët e sotme.

I ftuar në D-Night, këngëtari foli për projektet e tij për këtë verë, jetën personale si edhe nëse do vinte një dite që ai të hiqte dora nga muzika dhe për çfarë arsye mund t’a linte atë.

Dajana: Meda shumë vitë në muzikë, ke menduar ndonjëherë të heqësh dorë?

Meda: Po pse? Unë nuk shes naftë ose të punoj në ndërtim që të lodhem. Unë jam në muzikë tash sa vite, edhe ne lodhemi dhe ia njoh botën çdo punëtori dhe e di se çfarë është mundimi i punës, por nuk ka ardhur momenti ose koha që unë të dorëzohem apo të ngre flamurin e bardhë për t’u dorëzuar se jam lodhur deri në maksimum.

Është lodhje por edhe kënaqësi shumë e madhe kur e din që të duan njerëzit dhe të çmojnë, atëherë nuk ka lodhje asnjëherë!

D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00.

Për më shumë klikoni në linkun më poshtë: