Të “izoluar”, pa rrugë e kanalizime, banorët në Gjirokastër ankohen për infrastrukturën
Një banor me aftësi të kufizuara në lagjen Çfakë të Gjirokastrës denoncon se mungesa e infrastrukturës po e mban të izoluar në shtëpi. Gjendja e rrugës dhe mungesa e kanalizimeve janë shqetësim për komunitetin aty.
Kjo rrugë në lagjen Çfakë të Gjirokastër ua ka vështirësuar jetesën banorëve.
E kanë shtruar vetë me beton por jo të gjithë kanë mundësi të kalojnë në të.
Spartak Bixhaku, me aftësi të kufizuara, e ka të pamundur ta përdorë karrocën në këtë rrugë.
“Vajta 2 vite që kërkoj që të hapet një rrugë aty. Sikur vetë ta kisha paguar.”
“Të hapet një rrugë atje sepse jemi të gjithë invalidë.”
Pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të banorëve Bashkia nuk vendosur një linjë urbani për këtë lagje në periferi të Gjirokastrës.
“Ne jemi si në mesjetë. Nuk kemi as ujë dhe as rrugë.”
Shqetësues mbeten edhe ujërat e zeza që vërshojnë rrugëve duke rrezikuar përhapjen e infeksioneve.
“Na kanë mbytur banjot dhe nuk dimë ku po kalojmë.”
Për të gjitha këto problematika përfaqësuesit vendorë në kohë fushate premtuan zgjidhjen e tyre por qytetarët thonë se me të marrë votën nuk janë parë më në dyert e tyre.

