Avokati i policit që vrau kolegun: E pranoi vrasjen, por është i tronditur, merrte qetësues

Në një prononcim për mediet, avokati i policit 25-vjeçar, Ludjan Zaimi, i cili tre ditë më parë qëlloi për vdekje me armën e tij të shërbimit kolegun brenda komisariatit tha se klienti i tij është shfaqur i tronditur gjatë seancës gjyqësore për masën e sigurisë.

Avokati i tij bëri me dije se është shprehur në gjykatë me pak fjalë, duke e pranuar krimin që ka kryer, por nuk ka dhënë asnjë shkak për ngjarjen.

Avokati: Pretendimi gjatë seancës, qëndrimi i tij është se e ka pranuar e ka bërë veprën e ka qenë në momentet e tronditjes emocionale, se kanë pasur e marrëdhënie shoqërore bashkë. Për momentin nuk e tha se pse, ishte shumë i tronditur. Tha madje tha që kishte marrë dhe disa qetësues gjatë periudhës që ka qenë para veprës. Seanca ishte shumë e shkurtër, tha se prej disa kohësh merrte qetësues. Nuk e përcaktoi, por tha që merrte qetësues gjatë kohës përpara domethënë. Akuza e ngritur është vrasje me dashje.