Ukraina: NATO nuk bën asgjë përballë agresionit rus. Evropa ngrin asete me vlerë 10 mld euro të oligarkëve rusë
Në Ukrainë, kjo e mërkurë shënoi ditën e 91-të të luftës. Ministri i Jashtëm, Dmytro Kuleba, akuzon NATO-n se nuk ka bërë asgjë për t'u marrë me agresionin rus.
Ndërkohë presidenti rus Vladimir Putin vizitoi sot për herë të parë disa nga ushtarët e plagosur në luftën në Ukrainë, të cilët po marrin mjekim në Spitalin Qendror Ushtarak Mandrika në Moskë.
Si pjesë e paketave të ndryshme të sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë për agresionin kundër Ukrainës, janë ngrirë asete me vlerë 10 miliardë euro të oligarkëve rusë.
Moska deklarohet e gatshme për dialog me të gjithë partnerët ndërkombëtarë për furnizimet me grurë nga Ukraina.
Sipas pro-rusëve, mbrojtja e Ukrainës në Lugansk është prishur.
Ndërsa për inteligjencën e Kievit, trupat ruse kanë marrë kontrollin e plotë të Detit Azov.
