Manja kallëzon në SPAK drejtoreshën e Agjencinë e Trajtimit të Pronave për korrupsion
Njësia Antikorrupsion në ministrinë e drejtësisë ka arritur të zbulojë dy skema të korrupsionit me pronat.
Me këtë argument ministri Ulsi Manja ka dërguar në SPAK dosjen në SPAK me emrin e ish-drejtoreshës së agjencisë së trajtimit të pronave Jonida Baci dhe drejtuesve të lartë të këtij institucioni.
Manja: Jam këtu për të ndarë me opinionin publik rezultatet e një hetimi disa mujor, nga drejtoria anti korrupsion, në agjencinë e trajtimit të pronave. Ka dyshime se njësia anti korrupsion, nëpërmjet hetimeve, për disa skema përfitimi abuzimi dhe korrupsioni ku janë përfshirë zyrtarët më të lartë të trajtimit të pronave, kjo është goditja më e rëndësishme dhe hetimi më serioz i zhvilluar nga kjo njësi.
Në skenarin e parë e drejta e kompensimit pronarëve u krijoheshin kushtet të shisnin të drejtën e kompensimit të sekserët. Këta të fundit merrnin fondin e plotë nga agjencia.
Në të dytin, përmes favorizimit zyrtarët e ATP kompensonin tokat informale pa radhë.
Manja: Janë dy skema të dokumentuara nga ana jonë, nëpërmjet të cilave zyrtarët e lartë të ATM janë përfshirë në tjetërsimin e pronave dhe abuzimeve të tjera financiare. Ish pronarët që disponojnë vendimet e kthimit të pronave i disponojnë këto vendimi në pritje të marrjes së kompensonit, por edhe të kompensimit fizik të pronës gjë të cilët nuk kanë mundur ta realizojnë. Në këto kushte janë detyruar të shesin vendimet tek sekeseret. Menjëherë kanë aplikuar në ATP dhe janë kompensuar 100% financiarisht, por edhe me sipërfaqe pronash në vendet më turistike të Shqipërisë
Në konferencën për mediat ministri Manja kërkoi nga SPAK të hetonte dosjen ku përfshihet dhe Baci e cila është shkarkuar nga detyra pak ditë më parë me vendim të qeverisë.
Manja: Pas një hetimi të gjatë, zyrtarja e agjencisë së pronave rezultojnë të implikuar në veprimtari abuzive përmes skemave që kanë prodhuar korrupsion thelbësor. Kam firmosur kallëzimin që do ia drejtoj SPAK dhe është radha e SPAK të thellojë hetimet.

