Gjendet i vetëvaruar në një stan 44-vjeçari nga Malësia e Madhe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Malësi e Madhe ku një person është gjetur i vdekur.

Bëhet fjalë për G. N., 44 vjeç, banues në fshatin Kastrat, Malësi e Madhe i cili është gjendur në një stan i vetëvaruar.

“Në fshatin Kastrat, Malësi e Madhe, në një stan, është gjetur i pajetë, dyshohet i vetëvarur, shtetasi G. N., 44 vjeç, banues në fshatin Kastrat, Malësi e Madhe.” – njofton policia.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.