Drejtonte një makinë të vjedhur, polici qëllon me armë 13-vjeçarin


Një oficer policie i Policisë së Çikagos ka qëlluar me një plumb në këmbë një 13-vjeçar.

Mediat  e huaja, bëjnë me dije se policia e ka qëlluar i miturin  pasi ai po udhëtonte me një mjet të vjedhur.

Mësohet se policia e ka qëlluar, në momentin që djali po vraponte për t’i ikur policisë, duke qenë se kjo e fundit konstatoi se makina me të cilën po drejtonte i mituri ishte e vjedhur.

Ndërkohë para se të ndalonte, makina që drejtohet nga adoleshenti përplasi dhe një nënë me fëmijën e saj në krah, por që fatmirësisht pati vetëm plagë të lehta nga përplasja, pa rrezik jete.