Bllokoi për disa orë fluturimet, zjarri i madh alarmoi aeroportin e Gjenevës
Një zjarr i madh u regjistrua në aeroportin e Gjenevës pasditen e së premtes, 20 maj.
Për shkak të tymit të dendur, asnjë ngritje apo ulje e avionëve nuk ishte e mundur deri në orën 19:00.
"Shtatë ose tetë makina zjarrfikëse po lëvizin drejt zonës së aeroportit të Gjenevës për të vlerësuar situatën. Është një kantier ndërtimi që është prekur”, tha për Blick Nicolas Millot, zëdhënës i shërbimit të zjarrfikësve dhe shpëtimit.
Zjarri ka rënë në kantierin e qendrës së ardhshme federale të azilit dhe jo në ndërtesën e aeroportit.
Tymi i zi pushtoi zonën por askush nuk u lëndua.
Flakët u vunë në kontroll vetëm në mbrëmje, duke bërë të mundur edhe rifillimin e fluturimeve.
Large fire erupts near Geneva Airport in Switzerland forcing all flights to hold or divert. Fire is near what is reportedly a center for refugees under construction.
— Breaking Aviation News & Videos (@aviationbrk) May 20, 2022
???? alexlaguardia1 pic.twitter.com/HTy8oErMKa

