Rama bisedë telefonike me Stoltenberg, ja çfarë diskutuan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Maj 2022, 21:52
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me Shefin e NATO-s James Stoltenberg.
Lajmin e ka bërë me dije Stoltenberg, në një postim në rrjetet sociale, ku dhe ka zbardhur detaje nga biseda.
Ai ka thënë se me kreun e qeverisë sonë ka biseduar për ndihëm që Shqipëria dhe NATO i kanë dhënë Ukrainës, ndërkohë në fokus të bisedës ka qenë edhe anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në Aleancën Euroatlantike.
Postimi i Stoltenberg
Thirrje e mirë me kryeministrin @ediramaal i #Shqipërisë për mbështetjen e #NATO-s për popullin ukrainas kundër pushtimit #rus. #Ukraina mund ta fitojë këtë luftë. Ne diskutuam gjithashtu se si #Finlanda dhe #Suedia do të forconin Aleancën tonë dhe rëndësinë e politikës së Dyerve të Hapura.
