E shitën për 200 dollarë kushtonte 300 mln, hajdutët e dorëshkrimit të Mao Ce Dunit dënohen me burg
Hajdutët që vodhën dorëshkrimin e Mao Ce Dun-it janë dënuar me burg. Dorëshkrimi i ish-liderit komunist kinez mendohet se vlen miliona dollarë.
Tre hajdutët nuk ishin në dijeni të vlerës së tij dhe ja shitën atë një koleksionisti amator për vetëm 200 dollarë. Madje as blerësi nuk e dinte vlerën dhe e preu atë përgjysmë për ta ruajtur më mirë.
Dorëshkrimi përmban detaje të një takimi të Partisë Komuniste kineze dhe disa strofa të poezisë së Mao Ce Dun-it.
Pronari i saj ka deklaruar se ai mund të ketë një vlerë prej 300 milion dollarësh, megjithatë nuk dihet se si është bërë vlerësimi që ajo ka kapur këtë vlerë.
Dorëshkrimi u vodh në një grabitje masive në 2020 kur tre burrat hynë në shtëpinë e Fu Chunxiao, një koleksionist pullash dhe artit revolucionar. Hajdutët vodhën gjithashtu dhe disa pulla antike e monedha bakri dhe pjesë të tjera nga kaligrafia e Mao Ce Dun-it due shkaktuar një dëm prej 640 milion dollarësh.
Të paditurit u burgosën secili me dy vite e gjysmë. Një pjesë e sendeve të vjedhura ende nuk janë gjetur.
