Fitues tri herë i Guinnes me portrete prej drithi e fasuleje, artisti nga Gjakova tregon se ku i siguron
Alkent Pozheku, artisti dhe piktori nga Gjakova, që ka hyrë në Guinnes me portretin e Rita Orës si portreti më i madh, ka qenë i ftuar sot në "Ditë e re" në Ora News. Ai ka punuar porterete të figurave të famshme në Shqipëri dhe botë si Rita Ora, Dua Lipa, Donald Trump, Christiano Ronaldo, Lionel Messi, Joe Biden.
Mes të tjerash ai ka folur dhe për mënyrën se si i siguron materialet që i duhen për të punuar, të cilat kryesisht janë drithëra. Problemi më i madh për Alkentin është sigurimi i lëndës së parë, drithërave.
"Një pjesë e siguroj në tregun e Kosovës, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut e shtete të tjera të Europës. Nuk është e lehtë që ti siguroj këto produkte", ka thënë Alkenti.
Për materialet që përdor dhe mënyrën se si ai e realizon mozaikun, Alkenti ka zbuluar se përdor kryesisht drithëra, fara luledielli, misër, fasule të bardhë e të kuqe e fruta kryesisht gjatë verës. I gjithë punimi i tij vendoset në një bazë silikoni, i cili i jep mundësinë të ngjisë materialin që përdor për ti dhënë kështu një formë të caktuar. Punimet e tij që vendosen në ambjent të hapur kryesisht mbarojnë brenda ditës.
Ndër shumë punimet që ai ka realizuar me drithëra, është dhe protreti i presidentit ukrainas Zelenski. Porteti ka ardhur si një përkrahje dhe mbështetje e Alkentit për paqen jo vetëm në Ukrainë, por në të gjithë botën.
"Mesazhi im është që asnjë popull në botë të mos ketë luftë dhe të gjithë të jetojnë në paqe. Nuk e njihja më parë Zelenskin, por puna që ai po bën për të mbajtur të bashkuar popullin e tij dhe për të udhëhequr luftën nuk është aspak e lehtë ndaj një agresori rus", është shprehur ai.
Ndiqni intervistën e plotë.