Zbulohet një pjesë e vogël e asteroidit që zhduku dinozaurët
Një pjesë e vogël e asteroidit që goditi Tokën 66 milion vjet më parë mendohet të jetë gjetur i veshur nga qelibari.
Ky është një ndër gjetjet më befasuese në një "vend fosil" në Formacionin Hell Creek në Dakodën e Veriut.
Fosilet e zbuluara aty përfshijnë peshq që thithën mbeturina gjatë shpërthimit, një breshkë e çarë nga një shkop dhe eshtër këmbe që mendohet se i përket një dinozauri Thescelosaurus.

Ky vend njihet mjaft për fosilet e peshqëve të ruajtura shumë mirë aty.
De Palma, një studiues që është marrë me këto zbulime, mendon se peshqit janë varrosur të gjallë në këtë vend, pasi asteroidi që ka rënë në det ka bërë që uji të ngrihet masivisht e të përplaset në tokë.

Ai mendon se peshqit vdiqën brenda një ore dhe jo si rezultat i zjarreve masive që shpërthyen pas goditjes apo epokës së akullnajave që erdhi në muajt pasardhës. Kjo pasi copëzat e shkëmbinjëve të kristalizuara u gjetën në gushën e peshqëve.