Dasmë tradicionale në Zadrimë të Lezhës
Nga Elvis Hila Përditësimi i fundit 19 Maj 2022, 15:31
Dasmë tradicionale e zonës së Zadrimës në Lezhë. Ritet, kostumografia, këngët dhe vallet si ndër shekuj, erdhën nga njerëzit e kulturës, artit dhe banorë të zonës me tradita.
Qëllimi është për të mbajtur gjallë dhe përcjellë ndër breza më të mirën e traditës popullore, thotë Taze Ndoci këngëtare.
Edhe Viktor Basha vë theksin tek ruajtja e traditës
Dasma e Zadrimës u organizua në një nga kullat e vjetra të fshatit Mabë, për promovimin e vlerave të zonës.
Paulin Zefi, Pergjegjes i Trashegimise Kulturore në Bashkinë Lezhë thotë se janë 200 këngë që i këndohen nuses në dasmë.
Kohët moderne kanë ndryshuar shumëçka në mënyrën e jetes së shqiptarëve, por disa nga traditat e dasmave tradicionale ende ruhen.
