Piktura e Marilyn Monroe shitet për 195 milion dollarë

Një pikturë ikonike e Marilyn Monroe Nga Andy Warhol është shitur në ankand për 195 milion dollarë, duke e bërë atë veprën më të shtrenjtë të artit të shekullit XX të shitur ndonjëherë.

Piktura Shot Sage u bë nga Warhol në vitin 1964, duke përdorur fotografinë e famshme të Monroe si frymëzim.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Shuma është gjithashtu më e larta e paguar ndonjëherë për një vepër arti amerikane. Çmimi rekord i mëparshëm ishte 110.5 milion dollarë, për një pikturë të kafkës, të krijuar në vitin 1982 nga miku i Warhol (njëherazi dhe konkurenti i tij) Jean-Michael Basquiat.
Vepra ishte vlerësuar me një çmim prej 200 milion dollarësh, si "një nga imazhet më të rralla dhe transhendente që ekzistojnë".

Ankandi përfundoi me një çmim  prej 170 milion dollarë duke marrë parasysh taksat dhe tarifat shtesë.

Çmimi përfundimtar thyen gjithashtu dhe rekordin për një vepër arti të shekullit XX, të vendosur në 2015 kur një pikturë e 1955 nga Pablo Piccaso "Les Femmes d'Alger" u shit për 179.4 milion dollarë bashkë me taksat.

Në mars George Frei, kryetari i Bordit të Fondacionit Thomas and Doris Amman tha në një deklaratë se piktura dëshmon për fuqinë e saj vizuale të padukshme të mijëvjeçarit të ri.

"Marilyn tashmë nuk është më. Rrethanat e jetës dhe vdekjes së saj të tmerrshme janë harruar. Ajo që mbetet është buzëqeshja e saj enigmatike që e lidh atë me buzëqeshjen e një zonje tjetër misterioze, Mona Liza", ka thënë ai.

Blerësi i pikturës është një tregtar amerikan i artit Larry Gagosian që zotëron një varg galerish arti.

Të ardhurat e fondacionit do të shkojnë për një fondacion në Zvicër, që merret me kujdesin shëndetësor dhe arsimor për fëmijët në të gjithë botën.