Gjendet në Turqi një dhomë nëntokësore e epokës së hekurit
Disa gdhendje të lashta të epokës së hekurit janë gjetur në një shtëpi në Turqinë juglindore.
Disa grabitës tentuan ta plaçkisnin atë në 2017, poshtë një shtëpie në Basbuk. Dhoma e gdhendur në gur gëlqeror gjendej 30 metra poshtë shtëpisë. Pas kapjes së grabitësve, në 2017 një grup arkeologësh filluan të gërmonin për të zbuluar se çfarë kishte në atë kompleks nëntokësor.
Në muret e dhomës janë gjendur gdhendje të një procesioni hyjnish të papërfunduar që përshkruajnë se si u bashkuan kultura të ndryshme.

Vepra mendohet të jetë bërë në shekullin e 9 para Krishtit , midis shekujve 600-900, gjatë perandorisë Neo-asiriane, që u themelua në Mesapotami për tu bërë më pas fuqia më e madhe e kohës. Kjo perandori përfshinte edhe Anadollin (pjesa më e madhe e Turqisë sot).

"Gjatë sundimit të kësaj perandorie guvernatorët asirianë e shprehën fuqinë e tyre përmes artit në stilin oborrtar. Karakteristike për to kanë qenë relievet monumentale shkëmbore të gdhendura. Megjithatë të tilla zbulime të neo-asirianëve kanë qenë të rralla", tha Selim Ferruh, një ndër studiuesit në Universitetin e Shkencave Sociale të Ankarasë.
Ekipi ka gjetur të gdhendur dhe emrin Mukin-abua , një zyrtar neo-asirian që ka shërbyer gjatë mbretërimit të Adad-nirari III ( 783- 811 p.e.s).
Mendohet se dhoma ka shërbyer për të kryer rituale të mbikqyrura nga autroritetet provinciale.