Albana Bajraktari spikat në arenën ndërkombëtare, 14-vjeçarja fiton kompeticionin World Rising Stars si soprano më e mirë

Shqipëria triumfon duke fituar vendin e parë në garën botërore World Rising Star. Fituesja e çmimit Best Talent Grand Prix është shpallur sopranoja Albana Bajraktari.

14-vjeçarja arriti të marrë çmimin e parë si soprano më e mirë në kompeticionin ndërkombëtar World Rising Star.

Emocionet që sjell për herë të parë në Shqipëri një titull të tillë për Albanën janë shumë të veçanta.

"Emocionet janë të papërshkrueshme, është diçka që nuk mund ta krahasoj me asgjë tjetër".

Pas një kupe të bukur fshihen muaj përgatitjesh e sfidash.

"I kam vënë vetes qëllim që misioni im të jetë për ti treguar botës vlerat e Shqipërisë. Shqipëria ka vlera dhe talente shumë të mëdha."

Albana Çakshiri, producente dhe drejtuese e Agjencisë së Spektakleve Albania Event Productions, shprehet mjaft entuziaste për këtë arritje.

"Talenti është arma më e fortë në këtë rast, ne jemi përfaqësuar me shumë dinjitet dhe ndjehem vërtet e lumtur dhe krenare që Albana Bajraktari është një zbulim i Agjencisë tonë por njëkohësisht është pjesë e fitoreve të mëdha, duke bërë krenar gjithëkënd që është shqiptar."

Promovimi i talenteve në arenën ndërkombëtare në shumë kompeticione është qëllimi i saj e me Albana Bajraktarin ky qëllim kaloi përtej pritshmërive.

Në këtë konkurs, Shqipëria arriti të sigurojë tre çmime.