Eklipsi i plotë hënor krijon Super Hënën e përgjakur

Admiruesit e yjeve mbrëmë kanë parë një shfaqje të rrallë në qiell, një Hënë të plotë të gjakosur.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Pak pas orës 3:30 të mëngjesit, planeti ynë ishte i pozicionuar në vijë të drejtë mes Hënës dhe Diellit. Kështu Hëna ishte plotësisht në hijen e Tokës duke i dhënë asaj një nuancë të të kuqes së errët.

Eklipsi i plotë hënor krijon Super Hënën e përgjakur

Ngjyra u krijua nga drita e diellit që projektohej përmes atmosferës së Tokës në sipërfaqen e Hënës që ishte në hije.

Eklipsi i plotë hënor krijon Super Hënën e përgjakur

Eklipsi hënor përkoi kësaj rradhe me një ngjarje shumë të veçantë; me një Super Hënë. Kjo ndodh kur Hëna është në pikën më të afërt të saj me Tokën duke u dukur më e madhe se zakonisht.