Komedia “Kukulla”/ Premierë mbrëmjen e të premtes, në fokus marrëdhënia në çift

 “Kukulla” është shfaqja e radhës që ngjitet në skenën e Teatrit Ekperimental “Kujtim Spahivogli”.

Është një komedi filozofike.

Përmes humorit e batutave trajtohet tema të rëndësishme që lidhen me marrëdhënien në çift.

“Kemi braktisjen e fëmijëve, divorcin, temën e virgjërisë, temën e bashkëjetesës.”

Përveç argëtimit shfaqja është edhe reflektim mbi një sërë temash që janë aktuale për shoqërinë tonë.

“Unë them se ia kemi dalë për të sjellë edhe situata humori por pa iu larguar asaj që ne duam të themi”

Komedia " Kukulla " flet për Markon, e dashura e të cilit e lë pas një lidhje shtatëvjeçare për shkak të hezitimit të tij për martesën dhe fëmijën që ajo dëshiron. Duke qenë se nuk ai nuk e duroi dot vetminë, pas disa muajsh fillon të jetojë me një grua-kukull.

Me regji të Elma Doresit dhe interpretimin e Cubi Metkaj dhe Klodian Hoxhës, shfaqja “Kukullat” mirëpret artëdashësit në datat 21 dhe 22 Maj në Arturbuina.