“Për ty babë” / Inva Mula e Genc Tukiçi homazh në Shkodër për prindërit
Zëri i Inva Mulës kumboi pas 16 vitesh në sallën e Teatrit të Shkodrës shoqëruar nga tingujt e pianos së Genc Tukiqit në një koncert, konceptuar si homazh për artistët e mëdhenj Ibrahim Tukiçi e Avni Mula
I kishte munguar 16 vite skenës së teatrit “Migjeni”, aty ku hodhi hapat e parë të karrierës.
E rikthye aty e shoqëruar në piano nga shkodrani Genc Tukiçi për një arsye të veçantë.
“Për ty babë” ishte konceptuar si një koncert homazh për dy emra që i dhanë shumë artit shqiptar, të ndjerët Ibrahim Tukiçi e Avni Mula.
Nga këngët e Kosovës, tek ato lirike, si dhe emblemat “Shqipëri o vendi im”, “Vajzë me Kaçurrela”, apo të bukurat shkodrane si “Lule borë”, morën duartrokitjet pa fund të publikut shkodran, që kishte tejmbushur sallën e “Migjenit”.
“Janë homazhe që secili nga ne i bën baballarëve, mamave, prindërve tanë se janë të gjithë prindër të sakrifikuar për të na rritur e për të na bërë këto që jemi. Ishte një homazh personal por edhe një homazh shumë përfshirës.”- tha Mula.
Fjalët shpesh janë të tepërta kur merr të tilla emocione dhe kështu e përjetoi këtë natë në qytetin e tij Genc Tukiçi.
“Absolutisht një emocion që është vështirë me thënë me fjalë.’
Kryebashkiaku i Shkodres premton se të tilla mbrëmje që veshin qytetin me hijeshi, do të jenë më të shpeshta.
“Që japin vlerë kulturës dhe qytetit tonë por jo vetë”- tha Bardh Spahia.
Zëri i magjishëm i sopranos Inva Mula dhe tingujt e pianos së Genc Tuçit, shoqëruar nga orkestra, i dhanë Shkodrës 2 orë që do të mbahen mend gjatë.
