Nxënësit në Lezhë solidarizohen me bashkëmoshatarët në luftë

Drama e miliona fëmijëve ukrainas për shkak të sulmit rus ka nxitur reagime dhe solidaritet

Për javë më radhë, nxënës të shkollave të Lezhës u angazhuan në një nismë të vecantë,

Realizuan punime në forma të ndryshme arti dhe zejësh të traditës popullore shqiptare.

Disa prej të cilave me mesazhe direkte për situatën në Ukrainën.

Paratë e përfituara do të shkojnë për fëmijët ukrainas tashmë të strehuar në vendin tonë.

Thonë se kanë punuar me dashuri dhe përkushtim pasi e kanë vënë veten në vend të bashkëmoshatarëve ukrainas

Për nismën vlerësime morën nga ministrja e Arsimit.

Panaire të ngjashme u organizuan nga të gjitha zyrat arsimore të rajonit të Lezhës ku nxënësit prezantuan dhe traditat e zonave të tyre.