Berisha flet si kryeministër: Teatri Kombëtar do të ndërtohet aty ku ishte dhe sikurse ishte
Në një dalje nga selia blu për mediat ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se Teatri Kombëtar do të ndërtohet aty ku ishte dhe sikurse ishte.
Berisha tha se Ajo ishte ndërtesë dinjitoze, dëshmi e një akti hajdutllëqe të paimagjinueshme, ky shtet bëri ligjin Fusha, bën gjithçka duke dëshmuar se sa të shpëlarë në rrafshin kulturor.
Berisha: Teatri, i garantoj zotit Budina, shpreh nderimin dhe i them se do ndërtohet një për një siç ka qenë projekti, me të njëjtën formë aty ku ka qenë. Ajo ishte ndërtesë dinjitoze, dëshmi e një akti hajdutllëqe të paimagjinueshme, ky shtet bëri ligjin Fusha, bën gjithçka duke dëshmuar se sa të shpëlarë në rrafshin kulturor janë këta drejtues. Siç jam informuar unë, materialet e ndërtimit edhe sot prodhohen, projekti ekziston, teatrit do të ngrihet siç ka qenë.

