Kraja tregon pse dosja e "21 janarit" nuk i kalon SPAK

Kreu i SPAK, Arben Kraja ditën e sotme është gjendur përballë deputetëve të Komisionit të Ligjeve për të prezantuar raportin vjetor të SPAK për vitin 2021.

Deputeti socialist Eduard Ndreca e pyeti: A ekziston ndonjë mekanizëm ligjor që zgjidh ngërçin procedurial të transferimit të dosjes së 21 janarit nga prokuroria e Tiranës në SPAK.

Kreu i SPAK tha se është kompetente prokuroria e Tiranës e cila pasi vlerëson elementet cakton nëse ka kompetencë apo jo dhe ia kalon SPAK dhe kjo e fundit vlerëson nëse ka kompetencë apo jo.