Berisha: Ja kush është baxhanaku i Ramës që merr miliona euro tendera, i lidhur edhe me Beqajn
Në një dalje nga selia blu për mediat ish-kryeministri Sali Berisha foli edhe për akuzat ndaj baxhanakut të kreut të qeverisë Edi Rama për shkelje të barazisë në tendera.
Berisha duke iu referuar ipad-it tha se personin në fjalë përfitues në disa institucione të ndryshme dhe është i lidhur edhe me Ilir Beqajn.
Berisha: Baxhanaku, Frangu kontratë 12 mln lekë. Një nga këto. Kjo është edhe më interesante. Baxhanaku Armand Frangu kompania B3, 60. Sipas informacioneve ky është i lidhur me Beqen. Kjo ishte super vjedhje. Publikohen dokumente. Baxhanaku i Ramës Armand Frangu fiton 21.7 mln euro tendera. Ka fituar tendera nga të cilat 5 pa garë fare. Është baxhanak. Ku pyet për garë ai. Tani është një tjetër shumë interesante. Një status i imi. Florin Ahmetaj u prangos nga SPAK sepse i kishte dhënë kunatit të vet 13 tendera. Në rast se gjykata i fakton këto janë shkelje të ndëshkueshme. Sapo lexon për kunatin e Florinit të del para kunati i Edvinit.
Ka përfituar 50 tendera. Ka prapë këtu. Nuk është vetëm baxhanaku. Është edhe kompania e thjeshtrës. Para dy muajsh kam denoncuar në parlament. Thjeshtra punon si arkitekte. Dhe kishte fituar tenderin 160 mln lekë nga Ministrja e Kulturës. Këta i kontrollojnë interesat e pasurimit.

