Gjyqi me Blinken në Paris, Berisha: Nëse faktorët dalin kundër meje do të shoh hapësira të tjera

Në një dalje nga selia blu për mediat ish-kryeministri Sali Berisha ka folur edhe për procesin në gjykatën e Parisit kundër sekretarit të Shtetit Amerikan, Blinken.

Berisha tha se në favorin e tij në këtë çështje është se shpifja dënohet aty ku del dhe këtu mund të dënohet.

Ai shtoi se nëse faktorët do të dalin kundër teje, atëherë pasi të studiojë përgjigjen kundër tij do ta shikoj hapësira të tjera.

Berisha: Ka faktorë kundër dhe pro meje. Kundër është fakti se as unë dhe as sekretari i shtetit nuk jemi shtetas francez, por tani mund të them dhe diçka më shumë se nuk jemi shtetas të hapësirës. Në favor timin janë 2 faktor, se në parimin ndërkombëtar, shpifja dënohet aty ku del dhe këtu mund të dënohet. Imagjino të hapësh gjyq në Shqipëri, njerëzit e dëgjojnë, e lexojnë, je viktimë e shpifjes.

Së dyti, vërtetë sekretari i shtetit është njeri me imunitet, nuk hyn në llogarinë zyrtare. Kjo mbetet në diskrecionin e gjykatësit, mund të them se procedura gjyqësore do të jetë e pandërprerë, nëse faktorët do të dalin kundër meje, nëse thonë se nuk je shtetas francez apo i BE, ç’ka do të bënte të përshtatshme dhe gjykatat e Strasburgut, atëherë pasi të studioj përgjigjen do shikoj hapësira të tjera. Do vazhdoj në 2 rruga, gjyqësore dhe atë të transparencës.

Unë ju them se aktiviteti im politik, në PD për faktorin kohë vetëm më ka penguar sepse po të mos isha marrë me këtë aktivitet, unë mendoj se jo me gjykatat se ecën, por në rrafshin e transparencës do të kisha bërë shumë më tepër.