Vranë kryekamarierin në Labinot, merret i pandehur Erjon Llapushi dhe shoku i tij
Prokuroria e Elbasanit kopsit dhe çon në gjykatë dosjen ndaj Erjon Llapushit, i akuzuar për vrasjen e kryekamarierit Gazmend Kormaku.
Ngjarja i referohet datës 02 tetor 2021, ku ka ndodhur një konflikt në ambjentet e subjektit “Rozafa Fish” në Labinot të Elbasanit, midis disa klientëve dhe punonjësit të restorantit të quajtur Gazmend Kormaku, i cili pas një debati me autorin është goditur me grusht nga ky i fundit. Si pasojë viktima ka humbur jetën me datë 7 tetor 2021.
Ndërkohë LLapushi u shpall në kërkim më 8 tetor 2021
Merren të pandehur
- Erjon Llapushi hetuar më masën e sigurimit “Arrest në burg”, akuzuar për veprën penale të “Vrasjes me dashje” parashikuar nga neni 76 i K.Penal.
- Luan Dulellari, hetuar me masën e sigurimit “Arrest në burg”, akuzuar për veprat penale të “Moskallëzimit të krimit” parashikuar nga neni 300/1 i K.Penal dhe “Përkrahjes së autorit të krimit” parashikuar nga neni 302/1 i K.Penal, ku ka mbetur viktimë shtetasi Gazmend Kurmaku.