Aksident i trefishtë në Fier, plagosen 3 persona

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Fierit.

Në vendin e quajtur "Qafa e Koshovicës", janë përplasur automjetet tip "Bmë", "Ford" dhe "Benz", ku tre persona kanë marrë dëmtime të lehta.

“Sot rreth orës 22:50, në vendin e quajtur "Qafa e Koshovicës", janë përplasur automjetet tip "Bmë", "Ford" dhe "Benz" me drejtues përkatësisht shtetasen B. B., shtetasin I. A. dhe shtetasin A. M., të cilët kanë marrë dëmtime të lehta.” – bën me dije policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.