Presidenti i ri/ Alibeaj mbledh grupin PD, ja cilët janë emrat e propozuar
Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka arritur të mbledhë 26 deputetë për të diskutuar për emrin e presidentit që do ti propozohet partisë socialiste. Mbledhja filloi në 12:00 dhe përfundoi në 15:00.
Në nisje të diskutimit kryetari i grupit parlamentar demokrat ka nënvizuar një procedurë që do të kalojë përmes 4 etapave, ku demokratët do të përzgjedhin 4 kandidatë dhe dy të tjerë do ti vendosë grupimi që është renditur në krah të Berishës. Më tej do të kërkohet ngritja e një grupi pune me Partinë Socialiste, që do të kalojnë në sitë për të dalë në një emër të përbashkët.
Gjatë takimit nuk munguan as propozimet që lista të jetë e përbashkët me të gjithë deputetët e PD, pavarësisht nëse qëndrojnë në krah të Alibeajt apo të Sali Berishës.
Për rreth 4 orë demokratët kanë arritur të propozojnë të paktën 10 emra, mes tyre deputet aktual, diplomat, por edhe emrin e kolonel Dritan Demiraj.
Nuk mungoi as propozimi për të vendosur në tryezën e kandidatëve edhe emrin e princit Leka Zogu.
Nga gara është tërhequr Jorida Tabaku dhe Lajla Përnaska duke e lënë listën me 8 kandidatë
Por nisja e diskutimeve është kundërshtuar nga Oerd Bylykbashi që e ka cilësuar fars këtë proces.
Oerd Bylykbashi: "Rama kërkon që kandidatin e tij të preferuar ta sjellë opozita e caktuar prej tij dhe ajo ti sigurojë 84 vota për ta shitur si president konsensual."
Në konferencën e kryetarëve është vendosur data 23 maj si raundi i dytë për votimin e presidentit.
Emrat:
1. Leonard Demi
2. Arben Çejku
3. Dritan Demiraj
4. Dashamir Shehi
5. Visar Zhiti
6. Rexhep Uka
7. Halim Kosova
8. Leka Zogu
