Atentati në Sukth, vrasësit e Manecit profesionistë

Më shumë se 20 persona janë shoqëruar në policinë e Durrësit në lidhje me vrasjen e shtetasit Arben Merkuri, i njohur edhe me mbiemrin Ismaili, ose i cili u ekzekutua mbrëmjen e 18 majit 2022 në zonën e Sukthit. Ai kishte dhe pseudonimin "Maneci"

Viktima mësohet se është hetuar për shumë ngjarje te renda ku dyshohej si protagonist. Mes të tjerave ai ka qenë i dyshuar edhe për disa vrasje, edhe pse autorësia e tij nuk doli në dritë asnjëherë.

Nga ana tjetër mësohet se atentati ka pasur dëshmitarë, sipas të cilëve, një makinë luksoze, ngjyrë gri,  ka ndaluar para lokalit të viktimës. Në të ndodheshin 2 persona. Njëri ka zbritur në asfalt dhe ka qelluar me breshëri duke ekzekutuar 48 vjeçarin.

Autorët që kryen ekzekutimin dyshohen se janë profesionistë, vrasës me pagesë për vetë mënyrën e ekzekutimit.

Vrasja është kryer në distancë 20 metra, largësia nga rruga kryesore tek dyqani ku ishte Maneci. Eshtë qëlluar me breshëri të shkurtra.  

Makina me targa te vjedhura

Pasi kanë kryer atentatin ndaj 48 vjeçarit, Arben Merkurri Ismaili, makina është nisur me shpejtësi, nga vënd ngjarja duke u larguar ndërkohë që është kapur edhe në kamerat e lokaleve në afersi.

Paraprakisht dyshohet se mjeti ka qenë me targa të vjedhura. Në lidhje me këtë ngjarje, policia po heton mbi konflikte nga e kaluara e dyshuar  kriminale e viktimës por edhe mbi konflikte të mundeshme të tanishme.

Kamerat

Në zonën ku ndodhi atentati nuk  ka pasur kamera, por makina është identifikuar nga pamjet që kanë filmuar kamerat në zonën e qendrës Sukthit në drejtim të autostradës Tiranë - Durrës.

Atentati në Sukth, vrasësit e Manecit profesionistë