Delvinë/ Kultivonte bimë narkotike në oborrin e shtëpisë, arrestohet 54 vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Maj 2022, 11:02
Përmes operacionit policor të koduar “Bamatati” është arestuar një person në Delvinë.
54-vjeçari i cili ka rënë në prangat e policisë kultivonte në oborrin e banesës së tij bimë të dyshuara narkotike.
Mbi shtetasin H. H., 54 vjeç, banues në fshatin Bamatat, Delvinë, rëndon vepra penale "Kultivimi i bimëve narkotike".
"Gjatë kontrollit në oborrin e banesës së këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi bimësh të dyshuara narkotike cannabis sattiva", njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.