RENEA mësyu Elbasanin të arrestojë dhe Suel Çelën e Talo Çelën

Ora News mëson se mes emrave për të cilën është firmosur urdhërarrestet janë dhe Suel Çela dhe Talo Çela.

Operacioni i policisë ka pasur qëllim dhe arrestimin e këtyre dy emrave të njohur të botës së krimit por mësohet se ata nuk janë gjetur në banesë, informon gazetarja e Ora News, Keti Banushi.

Mësohet se SPAK ka nxjerrë 32 urdhërarreste dhe operacioni i arrestimeve është ndërmarrë në Elbasan, në Fier dhe në Lezhë.