Bylykbashi: Rama pakt me Alibeaj për ta shitur presidentin e ri si konsensual
Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi akuzon Alibeajn se ka marrë përsipër të bëjë 84 votat për Partinë Socialiste për të zgjedhur presidentin dhe për ta shitur atë si president konsensual.
Ai e krahasoi marrëveshjen e djeshme mes Alibeajt dhe PS me atë të Bashës në 18 maj 2017.
Oerd Bylykbashi: "Më 18 maj 2017 Basha i fali Ramës zgjedhjet duke mos pranuar që të mos përdorej koalicioni. Rama ja lejoi heqjen e koalicionit që ta lejonte Bashën të dilte nga çadra e të hynte në zgjedhej dhe Basha e pranoi marrëveshjen. Dje me 18 maj 2022, 5 vite më pas, u shpall një marrëveshje e re. Taulant Balla i dha të drejtën deputetit Alibeaj që të propozojë kandidat për president në raundin e dytë e të tretë. Me këtë akt Rama kërkon që kandidatin e tij të preferuar ta sjellë opozita e përcaktuar prej tij dhe ajo ti sigurojë 84 vota për ta shitur si president konsensual. Në marrëveshjen e djeshme Alibeaj ka marrë përsipër që t'ia sigurojë këtë. Alibeaj pranon që Partia Socialiste të caktojë edhe opozitën."
Sot në orën 12:00 zhvillohet mbledhjea e grupit të Partisë Demokratike. Bylykbashi thotë se Alibeaj nuk ka asnjë tagër për ta bërë këtë dhe se i ka thirrur për të legalizuar marrëveshjene e tij personale me Ballën, marrëveshje që i siguron Edi Ramës një president kukull.
Oerd Bylykbashi: "Alibeaj pranoi marrëveshjen që i ofroi Taulant Balla dhe pa asnjë tagër ka thirrur sot deputetët e Partisë Demokratike që të legalizojë marrëveshjene tij personale me Ballën, marrëveshje që i siguron Edi Ramës një president kukull."
