Punonjësit e inceneratorit të Fierit sërish në protestë, kanë 5 muaj pa marrë rrogën
E mërkura ishte dita kur punëtorët e Incineratort të Fierit, tashmë nën administrim shtetëror pas sekuestimit nga SPAK duhet të merrnin merrnin 4 paga të prapambetura.
Por Administratori, Faraudin Arapi thonë se i gënjeu.
"Gënjeshtra e radhës. Të mërkurën tha do tju bëj likuidimin"
Pasi afati mbaroi dhe në llogari nuk u kaloi asnjë lek, ata I bllokuan derën impiantit duke bllokuar mjetet e Bashkive që depozitojnë mbetjet aty.
Njerëzit që nxjerrin para nga plehrat për pronarët, thonë se vetë po vuajnë për bukën e gojës.
"Po bëjmë sherr çdo natë me dhe fëmijët në shtëpi. Nuk kemi ku të vemi më. Jemi pa bukë."
Ndaj paralajmërojnë ndryshimin e strategjisë për të kërkuar djersën e tyre. Protestat mund të ndërthuren me grevë urie.
"Do vijë puna do hyjmë në grevë urie të gjithë dhe nuk do të lejojmë asnjë makinë të hyjë më këtu brenda"
Incineratori i Fierit dhe ai i Elbasanit janë sekuestruar nga SPAK në kuadër të një hetimi për kompanitë që kanë kanë fituar koncensionin.
Në pranga dhe nën hetim për atë që cilësohet si një prej aferave më të mëdha korruptive janë vënë ish Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ish-Sekretari i Ministrisë, Alqi Bllako dhe disa ish zyrtarë.
Ata dyshohet se janë të përfshirë në akte korruptive dhe favorizim të bizmesmenit Klodian Zoto dhe të Stela Gugalljas, të cilët janë në kërkim ndërkombëtar.