Presidenti i ri/ Alibeaj thërret grupin parlamentar, deputetët e Rithemelimi e bojkotojnë
Pas marrëveshjes së bërë ditën e djeshme në tryezën mes opozitës dhe Partisë Socialiste, Enkelejd Alibeaj ka thirrur në orën 12:00 mbledhjen e grupit të Partisë Demokratike, por qëndron ende përçarja në selinë blu.
Burime për Ora News bëjnë me dije se deputetët që janë pjesë e Komisionit të Rithemelimit të PD nuk do të marrin pjesë në këtë mbledhje. Oerd Bylykbashi ka dhënë dhe një deklaratë për mediat ditën e sotme për të bërë të ditur qëndrimin e Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, deputetëve të cilët mbështesin këtë grup përsa i përket mospjesëmarrjes në mbledhjen e orës 12:00.
Ditën e djeshme ka qenë edhe një nga të mandatuarit e Romisionit të Rithemelimit, zoti Boçe, i cili ka deklaruar se Enkelejd Alibeaj nuk është i mandatuar nga PD, për të negociuar me Partinë Socialiste, për pesidentin e ri.
Sipas tyre Alibeaj po bëhet farsë me maxhorancën për të përfshirë deputetët e PD në këtë lojë të PS thjesht për të ezauruar këto dy raunde.
Edhe në tryezat negociuese edhe në konferencën e kryetarëve aleatët të PD kërkojnë të shkojnë me ëmër në seancën plenare të ditës së hënë, përndryshe sipas tyre duhet ta bojkotojnë fare procesin nëse nuk shkojnë me një emër.
Mendohet se sot në mbledhjen e selisë blu do të bëhen të ditur dhe propozimet e tyre. Një nga emrat të cilët aleatët i kanë propozuar PD është Dashamir Shehu, deputet i PD, për të qenë në krye të shtetit.
PS e ka hequr të gjithë mundësinë e grupit parlamentar të maxhorancës për tu bërë president, ndërkohë ka thënë zoti Rama që nëse PD ka një emër që ëshët deputet në parlament dhe mendojnë se i plotëson të gjitha kriteret për tu ulur në krye të shtetit le ta sjellin propozimin.
Sipas marrëveshjes së djeshme, PD ka afat deri të dielën në orën 16:00 për të çuar emrat si kandidatë për president.
