RENEA mësyn dhe Liqenin e Thatë në Tiranë, në 13:00 SPAK jep njoftimin zyrtar
Policia e shtetit dhe SPAK pritet në orën 13:00 të dalë me një deklaratë zyrtare në lidhje me operacionin e arrestimeve që po vijon.
Gazetarja e Ora Neës Keti Banushi informon se në këto momente (ora 11:10) forcat RENEA janë duke kontrolluar disa zona në kryeqytet, mes tyre në zonën e Liqenit të Thatë ku mendohet se fshihen personat për të cilët është firmosur urdhërarreste.
Nga ajo që kemi mësuar janë emra të njohur të botës së krimit për të cilën SPAK ka firmosur urdhërarrestet. Nga zona e Elbasanit janë firmosur 13 urdhërarreste, mes tyre dhe për Suel Çelën dhe Talo Çelën. Por të dy nuk janë gjetur në banesë.
“Nga informacionet që kam policia dyshon se Talo Çela fshihet në Shqipëri” raporton gazetarja e Ora Neës, Keti Banushi.
Mes të arrestuarve janë dhe efektivë të policisë, një në Peqin dhe një në Fier.
Gjithashtu nuk është gjetur Vis Martini.

