Fier: Po punonte tokën, zetori zë poshtë 43 vjeçarin

Një 43 vjeçar humbi jetën pasi e zuri zetori poshtë.

Eduard Metushi nga fshati Boçovë e Fierit po punonte në tokat e fshatit. Duke punuar me zetor burri ka humbur drejtimin e mjetit dhe ka rënë në kanal duke e zënë zetori poshtë.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.