RENEA mësyn Elbasanin, dosjet e 6 vrasjeve që SPAK tërhoqi nga prokuroritë
Nga Elton Qyno Përditësimi i fundit 19 Maj 2022, 10:00
Prokuroria e Posaçme SPAK ka nisur një operacion të gjerë në disa qytete për arrestimin e disa personave të lidhur me krimin e organizuar.
Ndërkohë Ora News mëson se SPAK pas dëshmisë së Enrik Haxhiaj dhe Nuredin Dumanit ka tërhequr nga prokuroritë e rretheve disa dosje. Bëhet fjalë për disa vrasje
1.Bujar Çeles
2.Vrasjes se dy vëllezërve Baho, ku njeri mbeti i plagosur në Peqin
3.Vrasjes në dhjetor të 2018 të tre personave, Endrit Alibej, dajës së tij dhe një shtetasi Turk.
4.Vrasjen në Sinaballaj te Klevis Kapllanit në shtator 2020
5.Vrasjen në dhjetor 2021 të Albi Bashaliut i ndodhur në Peqin.
6.Vrasjen mbetur në tentativë dy muaj me parë në dëm të Talo Çelës.
