Arrestohet autori i plagosjes së dy personave në Rrugën e Durrësit

Përmes operacionit policor të koduar "Piaza", është vënë në pranga një 40-vjeçar i shpallur në kërkim për plagosjen e 2 shtetasve.

Sokol Koçi  më datë11 mars të këtij viti, në Rrugën e Durrësit, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës, shtetasin B. M. si dhe më 17 maj të po këtij viti pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës, shtetasin I. C., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.  

Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme procedurale.