Turku tenton të kalojë Rinasin me pasaportë false, arresohet maqedonasi dhe malazezi që e ndihmuan

Përmes operacionit policor të koduar "Tranzit 17" të zhvilluar nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë është arrestuar në flagrancë një person pasi ka tentuar të kalojë kufirin në mënyrë të paligjshme, me dokumente false. 

"Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestua në flagrancë shtetasi turk S. H., 53 vjeç, banues në Turqi, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, njofton policia.

Gjithashtu u proceduan penalisht 2 persona të tjerë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshme të kufijve”.

Dy personat janë  shtetasit J. I., 53 vjeç, banues në Mal të Zi, dhe N. H., 48 vjeç, banues në Maqedoni.

Ata kanë transportuar me automjet turkun dhe kanë patur dijeni që ky shtetas kishte dokumente të falsifikuara.  

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.