Foli Nuredin Dumani? RENEA mësyn Elbasanin, po ekzekutohen 30 urdhërarreste
Mësohet se forcat speciale RENEA kanë zhvilluar një operacion në Elbasan. Burime bëjnë të ditur se operacioni është zhvilluar rreth orës 05:30.
Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme SPAK, mësohet se janë rreth 10 persona të cilët priten të arrestohen në qytetin e Elbasanit.
Burime bëjnë të ditur se operacioni ka nisur që në orët e para të mëngjesit.
Sipas informacioneve ende jo zyrtarisht mësohet se janë lëshuar rreth 30 urdhër arresti për eksponent të përfshirë në aktivitete kriminale.
Mësohet se dëshmia e dhënë nga Nuredin Dumani pas arrestimit nga ana e forcave RENEA në qytetin e Fierit, ka çuar Drejtësinë tek persona që lidhen me shumë ngjarje kriminale në qytetin e Elbasanit. Ai është në hetim për shumë ngjarje të renda ku dyshohej si protagonist. Mes të tjerave edhe për vrasje të dyshuara të figurave të spikatura të krimit, por nuk janë të dokumentuara.
Nga ana e tij SPAK nuk e konfirmon se urdhërarrestet kanë lidhje me këtë çështje.

