Tritol lokalit në Radhimë, “mesazh” Dj të Çapjave të Elbasanit
Lokali "Odeon 2" në Radhimë të Vlorës thuajse është shkatërruar plotësisht pasi i vendosën eksploziv.
Lokali në zonën turistike është pronë e Gjik Novruzit, por prej ishte marrë me qira nga Sadrit Shabani për tu shfrytzuar gjatë sezonit turistik.
Ky i fundit është personazh i njohur për policinë e Shtetit dhe mesazhi me ekspoziv sipas grupit hetimor ishte pikërisht për të.
Sadrit Shabani është Kunati i Florenc Çelës dhe njihet për lidhje me familjen Çapja në Elbasan, pasi ka punuar në një biznes të tyre.
Emri I tij doli në procesin që po mbahet në Gjykatën e Posaçme SPAK, kundër Etien Canit, Ervis Bardhit, Ardjan Çapjas dhe Klajdi Dokolit, të akuzuar së bashku nga SPAK si autorë të vrasjes së, Gentian dhe Nezir Beqirit.
Sulmi ndaj biznesit që po ngrinte Sadrit Shabani u shënua rreth orës 02:30 të mëngjesit dhe dyshohet se është përdorur rreth 500 gramë eksploziv.
Duket se qëllimi i autorëve është të përcjellin një mesazh të fortë.
Në atë kohë mësohet se aty ishin duke fjetur 4 punonjës të lokalit të cilit fatmirësisht shpëtuan pa lëndime.
Ekspertët anti ekspoziv dhe ata të kriminalistikës kqëyrën vendngjarjen në kërkim të provave që mund ti cojnë tek autorët e sulmit me tritol.
Hetimet janë përqëndruar tek konflikte ose ngjarjet në të cilat mund të jetë i përfshirë i riu Sadrit Shabani.



