Po shkonin në Rinas/ Taksia del nga rruga: Vdes gjyshja, shpëton nusja me dy fëmijët dhe shoferi

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në askin Milot- Mamurras.

Një taksi e cila po udhëtonte në drejtim të Rinasit ka dalë nga rruga duke u përplasur me një objekt.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Për pasojë ka humbur jetën gjyshja ndërsa janë plagosur nusja dhe dy fëmijët dhe shoferi i taksisë.  

Autoambulanca e Laçit pas aksidentit ka dërguar të plagosurit për në spitalin e traumës, por gruaja nuk ka mundur të shpëtojë. 2 fëmijët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Mendohet se shkak i aksidentit është përgjumja e drejtuesit. Ndërkohë drejtuesi i mjetit është shoqëruar për në polici.

Organet kompetente po hetojnë shkaqet e plota të këtij aksidenti.

Ky është aksidenti i 11 që ndodh në harkun kohor të 1 jave në rrugët e qarkut të Lezhës me 3 viktima dhe 22 të plagosur.