Taksia del nga rruga në Milot - Mamurras: 1 e vdekur, plagoset shoferi, pasagjerja tjetër dhe 2 fëmijë
Aksidenti me pasojë vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotm në Lezhë.
Ka ndërruar jetë shtetasja me inicialet P.Gj. 56 vjeçe e cila ishte pasagjere, si dhe janë lënduar drejtuesi i mjetit me 3 pasagjerët e tjerë, shtetasen A.Gj. 30 vjeçe dhe 2 fëmijë, që ndodhen në spital nën kujdes mjekësor.
Organet kompetente po hetojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit
Njoftimi:
Rreth orës 04:30, në aksin rrugor Milot - Mamurras, në afërsi të Mbikalimit të Sanxhakut, shtetasi L.D. 40 vjeç, drejtues mjeti Taxi, ka humbur kontrollin mbi drejtimit e automjetit të tij, duke dalë jashtë rruge.
Si pasojë, ka ndërruar jetë shtetasja P.Gj. 56 vjeçe, e cila ishte pasagjere, si dhe janë lënduar drejtuesi i mjetit me 3 pasagjerët e tjerë, shtetasen A.Gj. 30 vjeçe dhe 2 fëmijë, që ndodhen në spital nën kujdes mjekësor.
Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.