Kërkohet një president i ri, Balla takohet sot me përfaqësuesit e grupeve parlamentare

Ditën e stome në orën 10:00, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla do të zhvillojë një takim me përfaqësues të Grupeve Parlamentare për procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës. 

Takimi i sotëm vjen pas takimit të ditës së djeshme në konferencës e kryetarëve, ku u vendos që raundi i dytë do të zhvillohet më 23 maj ora 18:00.

Deri më tani palët nuk kanë rënë dakord as për emra konkretë kandidatësh dhe as për kushte konkrete për presidentin e ri.

Nga PD-ja, Enkelejd Alibeaj ka kërkuar që të merret parasysh drafti që ai ka propozuar me kushtet për president nga ana e mazhorancës.

Madje u kërkuar që në tre fazat e para propozimet t’i lihen opozitës, pasi e cilësojnë mazhorancës si jo morale për zgjedhje e presidentit.

Ndërkohë, Taulant Balla nga ana tjetër, u shpreh se mazhorancës nuk ia heq kush të drejtën për të propozuar emra dhe tha se PS është e hapur për negociata.