Tiranë, i kërkonte para duke e shantazhuar me videot intime brazilianen, prangoset i riu shqiptar
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar "Extortion", ku ka prangosur një 29-vjeçar.
Ai shantazhonte një shtetase, që t’i jepte shuma parash, për mospublikimin e disa videove, ndërsa i është sekuestruar një aparat celular dhe një pasaportë.
Mësohet se braziliania dhe 29-vjeçari shqiptar janë njohur në rrjete sociale dhe braziliania i çonte video intime.
Ndërkohë që 29-vjeçari e ka takuar i ka marrë pasaportën dhe më pas i ka kërkuar para që të mos i publikonte video në rrjetet sociale.
Ndërkohë, e reja braziliane ka shkuar dhe e ka kallëzuar duke u bazuar në emrin dhe numrin e tij të telefonit.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, pas kallëzimit të marrë nga një shtetase 19 vjeçe, nga Brazili, se një shtetas e shantazhonte për dhënie pasurie, që të mos i publikonte një video, në rrjetet sociale, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Extortion". Falë veprimeve profesionale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, brenda pak orësh, është bërë lokalizimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: E. D., 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë".” – njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
