A ka dokument që provon se Xhafer Deva ka dorëzuar hebrenjtë te nazistët?
Në shkurt të këtij viti Kosova u përfshi në një debat të fortë publik për figurën e Xhafer Devës.
Gjithçka mori udhë nga vendimi i Ministrisë së Kulturës në Kosovë për restaurimin e shtëpisë së ish-ministrit të Brendshëm që solli reagimin e ambasadorit gjerman në Kosovë, sipas të cilit Deva kishte qenë bashkëpunëtor i nazistëve që e kryen Holokaustin, gjenocidin ndaj hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Madje vetë Dega akuzohet se ka dorëzuar hebrenj te nazistët. Por a ka dokument që provon se Xhafer Deva ka dorëzuar hebrenjtë te nazistët? Përgjigjen kësaj pyetje ja dha Nevila Nika, historiane, në emisionin "Ora e Betit" në Rtv Ora.
Nika: Në gjetjet tona në Arkivin Shqiptar është një dokument shumë interesant i kampit të Prishtinës ku komanda gjermane i drejtohet Divizionit SS Skanderbeg të Xhafer Devës, në këtë shkresë bashkangjitur një listë të burgosurish apo të internuarish në kampin e ushtrisë së Prishtinës që do çoheshin Bergenbelsen, e urdhëron të shoqërojë vagonat e trenit nga Prishtina. Lista është me 781 persona të kampit. Nga të gjithë këta juden janë 71 ose 51 persona. Të tjerët janë serbë, komunistë. Por nuk janë të Kosovës, as nga Shkupi. Janë të ardhur nga kouniteti izraelit i Serbisë. Kush kaloi kufirin Serbi-Shqipëri në Mitrovicë shpëtuan këtej, i përcolli Hysen Prishtina. Rast sporadik nuk di të them.
