Spahiu: Xhafer Deva sulmohet sepse konsiderohet armiku më i madh i komunizmit. Ja gabimi fatal i tij
Publicisti, Nexhmedin Spahiu, deklaroi në emisionin "Ora e Betit" në Rtv Ora, se Xhafer Deva sulmohet sepse konsiderohet armiku më i madh i komunizmit.
Sipas Spahiut gabimi më i madh i tij ishte se në kohën kur u bë ministër i brendshëm liroi nga burgjet 2 mijë të burgosur, për faktin se ishte anti-fashist.
Nexhmedin Spahiu: Diplomacia serbe e cila bërië një fushatë në mediat serbe për faktin se BE po ndihmonte në restaurimin e shtëpisë Xhafer Devës, dhe bombardoi me letra institucionet ndërkombëtare, përfshirë edhe ambasadorët. Xhafer Deva, sulmohet sepse konsiderohet armiku më i madh i komunizmit. Deva ka qenë një figurë ultra pozitive. Madje më 25 maj do të mbajmë një akademi përkujtimore për 44 vjetorin e vdekjes së tij. Në nderim të tij do të vijnë një delegacion nga Novi Pazari, për periudhën kur Novi Pazari ishte brenda kufijve të Shqipërisë. Gabimi më i madh i Xhafer Devës ishte se në kohën kur u bë ministër liroi nga burgjet 2 mijë të burgosur për faktin se ishte anti-fashistë. Ky ishte gabimi I tij fatal.
